”Shqiptarët do të ndëshkojnë rëndë edhe kësaj rradhe”, kështu e nis shkrimin e tij për portalin Fol, ish-kryetari i Komunës së Zhelinës, tani opinionist i çështjeve politike në Maqedoni, Qenan Aliu.

”Veni re… shqiptarët në prag të këtyre zgjedhjeve lokale në shikim të parë duken si të heshtur në pamjet e tyre. Por në fakt perceptohet se kanë gugullima ndryshimi në shpirtin e tyre. Ata sikur duan të thonë diçka, ata kanë të grumbulluar një mllef të madhë në unin e tyre e që pa dyshim se duan ta shprazin me verdiktin e lirë më 15 tetorë.

Mbajeni mend, shqiptarët më 15 tetorë do ta ndëshkojnë mashtrimin një dekadësh, do t’i ndëshkojnë sjelljet e ‘Allkaponëve lokal’, do t’i lënë me gishta në gojë dinastitë familjare që kanë menduar se po luajnë mastrapalla me qytetarët e ngratë e ata duke u pasuruar dhe jetuar jetë luksoze. Madje në veçanti do t’i thuan STOP të keqes, ‘EDHE HAJDUT EDHE MASHTRUES’ shqiptarët nuk do të lejojnë të jenë më në zyrat publike të të parëve”, shton Aliu. /Fol/