Greta Koçi, sapo ka publikuar klipin e ri të saj “Atij.” Një këngë ritmike që e sjell Gretën edhe më sensuale se herët e tjera në stilin e veshjes. Për klipin, këngëtarja kishte kohë që kishte nisur përgatitjet, madje në setin fotografik të realizuar së fundi, pati edhe spekulime për një dashuri të mundshme që kishte lindur pas hashtagut #atij. Por ndërsa këngëtarja zbuloi se gjithçka kishte lidhje vetëm me këngën, pak më parë ka zbuluar edhe një sekret tjetër…

 

Vetëm një ditë më parë, Eni postoi një foto në Instagramin e saj duke treguar tatuazhin e parë dhe të vetëm. Një zemër e vizatuar me mbishkrimin “family”, që me gjasë e ka bërë Enin të pendohet shumë shpejt, derisa thotë se po mendohet ta fshijë.

Me sa duket, bashkë me të ka qenë edhe Greta, e cila po ashtu ka vizatuar një tatuazh mbi pulsin e dorës së majtë. “Born to a star…” është një shenjë e re për Gretën, që me siguri po i gëzohet, ndryshe nga e motra. Pak para se të lajmërojë publikim e këngës, Greta tregoi edhe tatuazhin e ri.