Shkruan: Qenan Aliu

Miq të dashur,

Diktati politik si duket po mer përmasa shqetësuese të revanshizmit. Pushteti aktual autoritarë po kalon në premisa diktatoriale. Mediat njoftojnë për akcion të madhë policorë për ushtrimin e invazionit kontrollues tendencioz të Komunës së Strumicës, ndërsa pikqëllimi dihet, kryetari i saj, njëkohësishtë edhe lider i opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Preteksi, dihet, të konfiskohen dhe kontrollohen procedura të furnizimeve se a mundë eventualisht Zoran Zaev të ketë bërë furnizime p.sh. transport të nxënësve me çmime më të larta se kryetari i Manastirit i pandehur për një procedurë të tillë. Miq. të dashur,pse qenka e duhur institucionet në këtë rast pushteti lokal të jetë i blinduar me polici dhe policinë finasiare kur atje organet kompetente kanë obligim ligjorë për të bërë revizionin e punës administrative dhe financiare. Por si duket nuk është poenta aty, poenta është të zbatohen akcione spektakulare gjoja për të shtrirë frikën në masë. Asgjë nuk do të dal nga kjo. Dua tua tërheq vëmendjen BDI-së se pushteti kështu akcione spektakulare do të zbatojë bile së shpejti edhe në institucionet dhe komunat ku u prijnë kuadrot e tyre ,ku nëpër shumë prej tyre pa dyshim se ka patur dhe ka menaxhime kriminale. Me këtë akcion në Strumicë do ta bëjnë si mbulesë edhe për të tjerat ,gjoja se po bëjnë zbatim të ligjit pa dallime. Një skemë e tillë për të mbuluar vendimet e tyre kriminale e dëgjuam edhe me rënimin e objekteve ajo e kosmosit, në Gostivar dhe në Çair ku nuk mundën tia hedhin. Madje kuptohet spektakulariteti policor ju shërben për defokusimin e vëmendjes së qytetarëve, nga skandalet rënqethëse, p.sh. a është e saktë shifra e vdekjeve të foshnjave gjatë procesit të lindjeve në maternitetet e kryeqytetit, madje a është i vërtetë momenti se një Vmroiste studente mund të veshë mantelin e bardhë të merë numër mjeku , të kujdestaroj, të shkruaj terapi dhe pas gjthë kësaj ministri i shëndetësisë të shet por…, kjo do të ishte më shumë se tragjike. Miq të dashur, Secili që bie ndesh me ligjet duhet përgjigjet, por në asnjë mënyrë nuk duhet me tendencë të zbatohen akcione të tilla, kurrë dihet se ligjet parashohin revizione permanente për punën e institucioneve. E gjithë kjo mënyrë e veprimit të pushtetit, të lenë të kuptosh se padyshim ky pushtet numëron ditët për tu larguar nga skena, por sdo mend se akoma kanë hallkat e pushtetit me të cilat ju mundësohet të qëndrojnë në fron. Vmro-Dpmne e ndihmuar edhe nga ortakët politik ,do të bëjnë çmos për ta minuar funksionimin e Prokurorisë Speciale dhe mosformimin e Seksionit Special në Gjykatën penale. Por padyshim këto janë momonte politike me të cilat seriozisht është i sfiduar ky shtet. Pa funksionimin e së drejtës, shtetit ligjorë dhe demokracisë ky shtet nuk do të egzistojë. Mos gadishmëria e establishmentit maqedonas për vendosjen e konditave të reja për sendërtimin e një sistemi juridiko-politik tjetërfare, do ta bëjë të patjetërsueshme nevojën që shqiptarët të kërkojnë alternativën e FEDERALIZIMIT të modelit FUNKSIONAL, me qëllim të eliminimit të tendenciozitetit në baza etnike gjatë ushtrimit të pushtetit, dhe kuptohet BARAZISË si postulat të panegociushëm.