Njerëzit preferojnë gjërat që ndodhen në anën në të cilën është dora e tyre dominuese, kështu që djathtakët gjërat nga ana e djathtë i lidhin me të “mirat”, ndërsa të majtat me “të këqijat”.

Njerëzit preferojnë gjërat që i gjejnë në anën e të cilave është dora e tyre dominuese. Kështu vullnetarët djathtakë derisa i kanë pyetur se cilat produkte u pëlqejnë më shumë kanë theksuar produktet në anën e djathtë, ndërsa majtakët në anën e majtë, zbulojnë shkencëtarët.

“Të gjithë pëlqejnë gjëra që i vënë re më lehtë dhe me të cilat përballen më lehtë. Ndërveprimi i djathtakëve është më i mirë me gjërat në anën e djathtë, për ç’arsye ata “të djathtën” e lidhin me të mirën, ndërsa “të majtën” me të keqen”, pohon autori i studimit, Daniel Casasanto.

Ata njerëz të cilëve për shkak të ndonjë arsyeje dora dominuese deri atëherë u bëhet e hendikepuar, mësojnë ta lidhin “të majtën” me të mirën.

Nëse “ndryshoni” duart me të cilën shkruani, do të ndryshoni mendjet e tyre, shton ai.

Pasi që më shumë se 90 për qind të njerëzve shkruajnë me dorë të djathtë, ata të cilët dëshirojnë të tërheqin klientë të rinj duhet që produktet e veta t’i reklamojnë në anën e djathtë të gazetave ose ekranit të kompjuterit, shpjegon Casasanto.