Ish ministri i Ekonomisë Driton Kuçi në profilin e tij në Facebook ka shkruar një mesazh për qytetarët, studentët të cilët jetojnë dhe veprojnë në komunën e Çairit.

Kuçi në tekstin e tij mes tjerash shkruan “Sot, në Çair, kemi betejë ideologjike dhe jo politike, kemi betejë me një grup të caktuar të cilët, njejtë si në mesjetë, në mungesë të progamit përdorin tempujt fetarë, në mungesë të idesë përdorin shpifjen!”  vlerëson Kuçi njofton Aktuale.mk
Në vazhdim mund të lexoni tekstin e plotë të ish ministrit Kuçi:
Të nderuar student,
Të nderuar miq dhe shokë!
Përballë kemi zgjedhjet lokale, dhe jo vetëm!
Bashkimi Demokratik për Integrim, 16 vite me rradhë, në shumicën e cikleve zgjedhore për konkurent më serioz ka patur Partine Demokratike Shqiptare, me të cilët kemi patur dallime esencijale, parimore dhe kryesisht politike!
Sot, në nivel republikan në përgjithsi, dhe në Çair në veçanti, përballemi me struktura politike me të cilat kemi dallime ideologjike dhe strategjike. Dallime këto, që janë kryesisht me hartuesit e atyre levizjeve, e asesi edhe me pëkrahësit dhe qytetarët të cilët përkrahën ata në zgjedhjet e fundit.
Sot, në Çair, kemi betejë ideologjike dhe jo politike, kemi betejë me një grup të caktuar të cilët, njejtë si në mesjetë, në mungesë të progamit përdorin tempujt fetarë, në mungesë të idesë përdorin shpifjen! Dhe kjo betejë është eksluzivisht me ta dhe jo me përkahësit e tyre të cilët u manipuluan në zgjedhjet e kaluara, dhe po zhgënjehen ditë e më shumë para zgjedhjeve lokale!
Të nderuar student,
Pse duhet mbështetur ata për Komunë kur gënjyen për ridefinimin?
Pse duhet mbështetur ata për Komunë kur inicuan ngjarjet e dhunshme në Parlament?
Pse duhet mbështetur ata për Komunë kur nuk votuan kryetarin e parë shqiptar në Parlament?
Pse duhet mbështetur ata për Komunë kur kundërshtuan shkarkimin e Zvërlevskit?
Pse duhet mbështetur ata për Komunë, kur në rrethin e dytë do të mbështeten nga Vmro?
Ps. Ata puthje për abijën,
Ne votë për Profesorin!