Kur flasim për iPhone dhe për produkte të tjera nga Apple dihet se kush është numër një dhe pikë, është faqja iPhone-SHQ dhe stafi i saj që po punojnë shumë që iPhone të jetë sadopak shqiptarë dhe të dijë edhe ai gjuhën tonë të bukur. Po pra djemat e iPhone-SHQ kanë punuar shumë dhe tani kanë një befasi për ju përdorues të iPhone.

Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta.

iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe.

Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj.

Mënyra e instalimit:

Hapim Cydian, shkojmë Manage – Sources – Edit – Add.
Shtojmë repositorin http://repo.iphone-shq.com
Pas shtimit, shkojmë tek Search.
Kërkojmë “Gjuha Shqipe per iOS“
Instalojeni dhe pastaj bëjeni respring pajisjen tuaj.
Nëse gjuha juaj standarde nuk është gjuha angleze atëherë shkoni Settings – General – Internacional – Language dhe zgjedheni English pastaj iPhone juaj do të përkthehet në Gjuhën Shqipe./itshqip