Nëse keni më tepër se një mik, ekziston mundësia që njëri në rrethin tuaj të ngushtë mos të ketë mik të ngushtë të vërtetë.

Ne të tillët jemi kudo dhe nuk vërehemi deri sa të vijë momenti për të zëvendësuar mikun e ngushtë. Ja disa fakte që duhet të dini rreth nesh:

1. Ne nuk jemi pa miq
Në fakt ne kemi tepër miq!

2. Në përgjithësi jemi mirë edhe pa pasur një mik të ngushtë.
Shoqëritë ekskluzive dhe monogame nuk janë për të gjithë, disa njerëz ndjehen më mirë pa ato sepse sa më intime të jetë lidhje aq më tepër presion dhe përgjegjësi vjen me të.

3. Vetëm pse nuk jemi numri 1 për ju, nuk do të thotë se nuk i ruajmë sekretet e juaja
Edhepse nuk jemi të parët në listën e juaj të miqve, ne i ruajmë sekretet dhe jemi besnikë ndaj miqve të afërt andaj mund të na besoni sikurse mikut tuaj më të ngushtë.

4. Kur nuk jemi të martuar apo në lidhje serioze, kontakti i emergjencës sonë zakonisht është mamaja.

5 . Njerëzit pa mik më të ngushtë zakonisht janë introvertë.
Jo gjithnjë na duhet një partner në krim, jemi të lumtur që të shikojmë film apo të darkojmë edhe vetëm, mirëpo me qejf do ju marrim edhe juve me vete.

6. Jemi dëgjues të shkëlqyer
Kur keni një mik të ngushtë që ju lejon të mbaroni fjalitë është gjë e mrekullueshme, mirëpo njerëzit që nuk ju njohin mirë mund të ju japin një perspektivë ndryshe dhe të freskët, transmeton femra.net.

7. Jemi të mirë në dhënien e këshillave.
Kur nuk ke dikë që të menaxhon dhe këshillon gjatë situatave të tensionuara, mësohesh që vetë të ballafaqohesh me gjërat. Prandaj edhe jemi këshilltarë të mirë pasiqë kemi përvojë vetanake.

8. Nuk kemi dikë që menjëherë t`i diskutonim detajet e jetës apo problemet e papritura.
Na pëlqen që të bisedojmë me miq, qoftë në grup e qoftë në katër sy, të flasim për mundësitë e jetës dhe problemet e vogla që na shqetësojnë.

9. Na pëlqen të jemi të lirë të bëjmë miq të ri pa ndonjë ndjenjë faji dhe presioni.
Duke mos pasur një mik të ngushtë do të thotë që mund të shoqërohemi me miq të ri pa ndjerë faj se po anashkalojmë dikë tjetër.

10. Kur nuk ke mik më të ngushtë, lidhjet romantike janë më të vështira.
Ndoshta do të bëjmë gjëra me partnerin që duhet t`i bëjmë me mikeshën më të mirë.

11. Mund të ju konsiderojmë mikeshën më të mirë edhe nëse nuk ua kemi thënë.
Mund të ndodh që ndokush të ju konsiderojë për mikun më të mirë edhepse ju kurrë nuk flisni për të me të tjerët. Afërsia mund të mos jetë reciproke por kjo gjë nuk na pengon.