Ballina Lifestyle Gjobë meshkujve me këmbë të hapura në autobus

Gjobë meshkujve me këmbë të hapura në autobus

Shoqëria e transportit të autobusëve në Madrid ka vendosur të ndalojë praktikën e ‘manspreading’, një praktikë në të cilën meshkujt hapin këmbët sapo ulen.

Po, ata duhet të mësojnë se si të mbajnë këmbët mbyllur. Që nga mesi i qershorit kjo praktikë do të ndalohet nëpër autobusët e kryeqytetit spanjoll.

Për të informuar udhëtarët për këtë zhvillim të rregullores, kompania ka krijuar disa pankarta në miniaturë, në të cilat shohim figurën e njeriut të ulur me të kuqe, në të cilin dallohet qartë se ka zënë edhe vendin e sediljes fqinje. Këto imazhe janë vendosur në autobusët e Madridit ashtu si ato që ndalojnë duhanpirjen apo vendin e përcaktuar për gratë shtatzëna.

Në lidhje më këtë iniciativë, kolektivi i ‘Femrave luftëtare’ kishte filluar disa muaj më parë një peticion dhe fushatë të shoqëruar me hashtagun  #MadridSinManspreading. Këshilli i Qytetit të Madridit, tashmë argumenton se ‘Çdo pasagjer duhet të qendrojë në karigen e vet’.

Praktika të përditshme të të qenurit ‘maço’

Në të vërtetë, është paraqitur në parlament prej forcave të majta një projektligj për ndalimin e këtij fenomeni në transportin publik në të gjithë rajonin. ‘Në besojmë se kjo është e vetmja rrugë për të ecur përpara duke e bërë të dukshme këto praktika të përditshme të maçoizmit që shkojnë pa u vënë re’, është shprehur deputetja Clara Serra.

Nju Jork, Tokio, Vankuver

Madridi nuk është qyteti i vetëm i cili po e ndalon fenomenin ‘manspreading’, sipas ‘The Guardian’. Nju Jork-u, Tokio dhe Vankuveri e kanë gjithashtu një sistem të tillë. Në Francë, lëvizja ‘Guxoni me feminizmin’ kishte inicuar idenë e hashtagut  #TakeBackTheMetro dhe publikimin e një skice të ngjashme me atë të Madridit. Kjo ishte një iniciativë vetëm e tyrja dhe jo e kompanisë së tranportit.