Përbërësit:

▪ 1 lakër kineze,
▪ 200 g misër i ëmbël,
▪ 2 thelpinj hudhre, sipas shijes,
▪ piper sipas shijes,
▪ shumë pak kripë,
▪ sheqer sipas shijes,
▪ uthull molle,
▪ 2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

Zieni misrin e ëmbël (15 minuta. Lëreni të ftohet.

Lakrën kineze pastrojeni nga fletët e jashtme, lani dhe priteni imët.

Shtoni hudhrën e grirë dhe erëzat e sipërpërmendura sipas shijes.

Në fund përzieni misrin e freskët dhe lëreni të ftohet.

Shërbejeni si sallatë apo si shtojcë, transmeton Telegrafi.