Kryetari i RM-së, Gjorge Ivanov sot do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Spanjës, Çekisë dhe Kuvajtit për Republikën e Maqedonisë, përcjell Fol.

Ambasadori i sapoemëruar i Mbretërisë së Spanjës është Emillo Lorenso Sera, i Republikës Çeke, Mirosllav Toman, ndërsa i shtetit të Kuvajtit për RM-në me seli në Sofje është Jakub Altegi. /Fol/