Me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë do të prezantohet koncerti i madh humanitar me artistë shqiptarë.

KultPlus ka mësuar se në listën e madhe të artistëve pjesëmarrës që do të performojnë në Vatikan, do të këndojë edhe këngëtarja e famshme botërore Rita Ora.

Në këtë koncert, ashtu sikur kemi paralajmëruar edhe më herët, boshti i ngjarjes është interpretimi i Himnit të Nënës Terezë që do të interpretohet nga Inva Mula, sikurse që do të performojnë edhe Gëzim Myshketa, Lorik Cana, Shkëlzen Doli.