Miqësia e Lionel Messit dhe Neymarin shkon përtej futbollit. Duke folur për emisionin “Altas Horas” në televizionin brazilian, sulmuesi i PSG-së ka shpjeguar sesi nisi miqësia mes tyre në vitin 2013.

Braziliani ka zbuluar se kishte pasur një ndeshje shumë të vështirë më Barcelonën, gjërat nuk shkonin mirë për të saqë pasi e kishte lënë fushën pas pjesës së parë, nuk kishte mundur t’i mbante lotët.

“Messi më pa duke derdhur lot, sepse nuk kisha një pjesë të parë të mirë”, shpjegoi Neymar. “Ai e pa që isha i trishtuar, dhe nisi të më flasë”, shtoi ai.

Asi argjentinas i dha atij një këshillë atë ditë të cilën Neymar e ka mbajtur në mend që atëherë.

“Duhet të jesh vetja. Luaj futboll dhe mos i lejo ata të të frikësojnë”, i kishte thënë Messi Neymarit.

Neymar ka thënë se botëkuptimi i tij ka ndryshuar që atëherë.

“Të pëlqen apo jo, të luash me yje aq të mëdhenj të bën nervoz. Të turpëron paksa. Pasi fola me të, nisa të çlirohem dhe t’i tregoj aftësitë e mia dhe të kem vetëbesim”, theksoi Neymar.