Jetojmë në një botë ku është e pamundur që të besohet çdo gjë që njerëzit thonë. Disa duan të manipulojnë të tjerët dhe t’i gënjejnë ata nuk përbëjnë ndonjë problem – për ta është një “mirë dita”.

Lillian Glass, eksperte për sjelljen dhe gjuhën e trupit, zbulon se në çfarë shenja duhet pasur kujdes. Ajo thotë se duhet pasur vëmendje në shprehjen e fytyrës, gjuhën e trupit dhe mënyrën e të folurit.

E ndryshon shpejtë pozicionin e kokës

Nëse dikujt ja shtroni një pyetje të drejtpërdrejtë, dhe ai e zhvendosë kokën shpejtë, është e mundur që gënjen.

Frymëmarrja e tij ndryshon

Kur dikush thotë atë që nuk është e vërtetë, bëhet nervoz dhe për këtë arsye e ka të vështirë frymëmarrjen. Shpatullat e tij ngriten dhe zëri bëhet i dobët.

Qëndron çuditërisht i qetë

Gjatë bisedës së lirë është normale që një njeriu lëvizë, gjestikulon dhe kështu me radhë. Megjithatë, kur dikush gënjen, tenton të qëndrojë i palëvizur, sepse përpiqet që të ruajë kontrollin në mënyrë që të mos zbulohet, por shpesh e tepron me këtë.

E prekë gojën ose e mbulon atë

Njerëzit nënvetëdijshëm mbulojnë gojën e tyre, kur ata përpiqen për të shmangur përgjigjen e një pyetjeje ose diçka që nuk dëshirojnë që t’a komentojnë. Qoftë mbulimi i gojës apo prekja tregojnë hezitim, përkatësisht dëshirë për të dalë nga tema.

Shpjegojnë së tepërmi

Njerëzit që gënjejnë, mund të fillojnë të mbrojnë veten në qoftë se ata dyshojnë që ju keni zbuluar gënjeshtrën e tyre, dhe pastaj shpjegojnë shumë histori që ju të besoni.

Ju shikon në sy dhe nuk lëvizë qerpikun

Edhe pse është e zakonshme që një person i cili gënjen, shmang kontaktin me sy, janë disa pak më të sigurt në veten e tyre të cilët bashkëbiseduesin e shikojnë direkt në sytë e tij, por këtë e bëjnë në mënyrë të panatyrshme, sepse ajo do të shikojnë në sy pa i lëvizur qerpikët