Shkruan Huzeir Mustafi

Fillimisht e njohën si njeriu i cili do të ngjallë shpresën për një jetë të mirë , pastaj mori epitete tjera si njeriu reformator, personi i cili proklamon dhe zbaton idenë Maqedonia një shoqëri për të gjithë etj.

Por me kalimin e kohës të gjitha këto epitete bien në ujë dhe se del në pah se në të vërtetë nuk ka asgjē të re te ky kryeministër dhe se kjo Lsdm vazhdon të ngelet po ajo e vjetra që shqiptarët mjaft mirë e kanë njohur!

Afērsia e rrejshme që kryeministri ka krijuar me shqiptarët demaskohet lehtë kur të analizojmë qasjen që ka ndaj subjekteve politike shqiptare.

Fillimisht këtë lojë tentoi ta bëj me ASh-në duke tentuar që ti mbaj në pushtet por në anën tjetër mos tju lejojë që të funksionojnë , duke penguar në mënyra të ndryshme vetëm e vetëm që shqiptarët për brenda subjektit të ndjehen të nënçmuar dhe mos të shohin shpresë për përmirsim të gjendjes së tyre.

Por meqë ASH nuk lejoji një nënçmim të tillë duke marr vendimin për tu larguar nga qeveria dhe për ti braktisur postet qeveritare pikērisht për këto arsye atëher LSDM dhe kryeministri filluan planin e tyre për ti joshur partitë tjera opozitare të cilat për hirë të vërtetës shumë lehtë ranë në grackën e tij dhe se u bënë viktimë të lojës së ardhëshme.

Pas largimit të Ash pozitat qē ju takonin shqiptarëve disa u zavendësuan me kuadro të Lsdm ndërsa disa vazhdojnë të ngelin bosh me arsyetimin se do të ketë rikonstruim të qeverisë dhe pikërisht këtu bëhet zvarritja e qëllimshme e proceseve me tendencë që në Maqedoni të bëhen punë por shqiptarët mos ken qasje aty.

Rikonstruimi duhej të bëhej nga fundi i shkurtit por nuk u bë , pastaj thanë në mars , pastaj prilli ,pastaj maji dhe ja akoma nuk e kemi rikonstruimin e qeverisë.

Këtu partitë opozitare ranë nga provimi duke u vënë totalisht në shërbim të ksaj loje dhe duke mos i vënë kushte apo afate kryeministrit por si duket dëshira e madhe për të kapur disa poste qeveritare i ka vërbuar plotësisht dhe se nuk janë në gjendje të kuptojnë se me këtë veprim kanë humbur qëndrimin opozitar duke u shëndrruar në numra të shumicës parlamentare dhe duke mos kritikuar veprimet dhe gabimet që kjo qeveri po i bën dhe vazdhon ti bëj.

E gjithë kjo ndodh pasi se është aktivizuar gara se kush është më i afërt i kryeministrit apo kush ka kërkesa më të buta karshi Lsdm -së.

Disa parti shqiptare bëjnë gara Lsdm kryen planet e veta ndërsa shqiptarët e vuajnë më së shumti këtë pjesë dhe se tani më me të madhe ja kanë mësyer gurbetit duke humbur shpresën se në Maqedoni mund të jetojnë të barabartë apo se Maqedonia do të jetë
” Një Shoqëri për të gjithë “