Ky është njeriu më i vjetër në botë – ja sa vjeçar është ai

Me 112 vitet që mban mbi shpinë japonezi Masazo Nonaka është burri më i vjetër në botë.

I lindur në 25 korrik 1905, pak ditë përpara se Albert Einstein të nxirrte teorinë e tij të relativitetit Masazo ka marrë sot në shtëpinë e tij në Hokkaido certifikatën nga Guinness World Records.

112-vjeçari jeton me familjen e tij dhe ka nevojë për një karrige me rrota që të lëvizë, edhe pse gëzon shëndet të mirë”, tregon Yuko Nonaka, mbesa e tij. “I pëlqen të hajë çdo lloj ëmbëlsire, japoneze apo perëndimore dhe çdo ditë lexon gazetën”.

 

Por Masazo ka edhe një sekret tjetër për rininë e tij të përjetshme: Shumë shpesh zhytet në ujëra termale të nxehta.

 

SHPËRNDAJE