Në një postim të fundit në profilin e saj në facebook, zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, shkruan se Gjykata e Lartë në Kroaci ka rrëzuar vendimin për ekstradimin e Ismail “Ballist” Morinës në Serbi. Duket se gjithçka po zgjidhet për kryetifozin e Kombëtares. Ja çfarë shkruan zyrtarja e FSHf-së në profilin e saj në “facebook”:

“Lajm i mirë nga Kroacia. Gjykata e Lartë në Kroaci ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte vendosur dy javë më parë ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi. Shpresojmë që të shkojë mirë deri në fund!”