Limoni mund të përdoret për ҫdo lloj pastrami në shtëpi, që nga heqja e yndyrave të ndryshme, pastrimi i mikrovalës, deri edhe te njollat më të thjeshta. Po pse është një përdorues kaq universal? Secila nga ju mund ta ketë provuar aromën e freskët të limonit në shtëpi, por ajo që e bën universal është përmbajtja e acidit që e bën një pastrues të fuqishëm në gjithҫka.

Natyrisht, e keni vënë re që të gjithë detergjentët kanë një sasi të madhe limoni në përmbajtjen e tyre, sepse është e qartë që ndihmon në zhdukjen e papastërtive. Acidi natyral që ka në përbërje limoni shërben gjithashtu edhe si një angjent antibakterial, i cili largon erërat e këqija, yndyrën apo mykun, duke i mbajtur të gjitha gjërat të pastra për një kohë të gjatë.

Mos harro edhe lëkurën e limonit, e cila është një pastrues më vete, sidomos i yndyrës që mund të gjendet në sipërfaqe të ndryshme në shtëpi. Mbi të gjitha, është një pastruese perfekte natyrale. Edhe në rastet kur nuk ke kohë për t’iu kushtuar punëve të shtëpisë, vendos disa lëkura limoni në një sipërfaqe dhe, kur të kthehesh, shtëpia do të ketë një aromë tjetër, të freskët.