Çdo vit, shtetet skandinave janë në maje të listave sa i përket shteteve më të lumtura në botë.

Siç duket, as gjendjet e vështira klimatike e as ditët e rralla me diell nuk mund t’i ndalin skandinavët të jenë të lumtur.

Së fundmi ka filluar të qarkullojë edhe një trend global i konceptit norvegjez hygge, që nënkupton të bëni një jetë të thjeshtë dhe komode të rrethuar nga më të dashurit.

Por, skandinavët e kanë recetën e vet për të qenë të lumtur dhe për të pasur shëndet të mirë, ndërkaq atë recetë mund ta aplikojmë secili në jetët tona.

‘Sisu’: Koncepti finlandez për paqe dhe forcë

Në vitin 2017, prestigjiozja ‘The Times’ e kishte vendosur konceptin finlandez Sisu në listën e trendeve më të mëdha që vijnë nga Skandinavia. Kjo fjalë nuk mund të përkthehet saktësisht, por një përkthim adekuat do të ishte: “Nëse diçka duhet të përfundohet, do të përfundohet”.

Sisu ka kuptimin e kurajës dhe elasticitetit, ndërkaq ju mëson si të hiqni dorë nga fjalët e panevojshme dhe nga emocionet e tepërta.

Për ta përvetësuar shpirtin e Sisu-së, The Times sugjeron t’i thoni disa fjalë të caktuara pa bërë shprehje të fytyrës. Sisu nënkupton të mos ankoheni, të mos lavdëroheni dhe të mos keni biseda të kota.

Lagom: Koncepti që suedezët e përdorin për të mbajtur gjëra vetëm aq sa ju nevojiten

Ky koncept mund të përkthehet në “as pak e as shumë, por mjaftueshëm”. Lagom gjendet kudo në shoqërinë suedeze, duke përfshirë në ekonomi e menaxhim.

Për ta përvetësuar këtë koncept, ekspertët rekomandojnë t’i mbani në balancë shpenzimet dhe të ardhurat, ta reduktoni sasinë e bërllokut dhe t’i ripërdorni gjërat e vjetra në vend se të blini të reja.

Arbejdsglaede: Mënyra daneze për ta dashur punën që e bëni

Ky koncept është aftësia për ta shijuar punën që e bëni.

Danezët rekomandojnë të shihni anën e mirë të punës tuaj, të kaloni mirë me kolegët dhe shefat, t’i kryeni detyrat siç pritet që ju t’i kryeni dhe gjithmonë t’i përmirësoni aftësitë që i keni.