FIFA ka publikuar renditjen mujore të skuadrave kombëtare, ku Maqedonia, ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë takim përgjatë kësaj periudhe ajo ka humbur një pozicion. Maqedonia në këtë renditje më të re tani mban pozitën e 74 dhe është pas Palestinës. Po ashtu edhe Shqipëria në këtë fazë nuk ka zhvilluar asnjë takim përgjatë kësaj periudhe ka fituar një pozicion. Kuqezinjtë, tani mbajnë pozitën e 59-të.

Ndërkohë, përmirësim +1 ka edhe Kosova, që është ngjitur në vendin 177 me 97 pikë. Në krye të listës nuk ka ndryshime. Gjermania mban kreun, ndjekur nga Brazili dhe Portugalia. Spanja renditet në vendin e 6-të dhe Franca në vendin e 9-të. Italia, pasi mbeti jashtë botërorit në Rusi, vazhdon të jetë jashtë Top 10.