Shkon me kalë për të blerë pije në lokalin e ushqimeve të shpejta (Video)

Marcella Gruchalak nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara, i ka befasuar të pranishmit në një lokal të ushqimeve të shpejta, ku shkoi për të blerë një pije.

Me këtë rast, ajo tregoi aftësitë që ka në kalërim, pasi kuajt zakonisht frikësohen prej veturave që u kalojnë pranë, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë një ëndërr e imja, që të shkoj deri në qytet me kalë dhe më në fund e realizova”, ka thënë mes tjerash Gruchalak.

Veprimi saj është pëlqyer shumë, duke u shpërndarë menjëherë në rrjetin social.

SHPËRNDAJE