Shpesh kur duhet të blejmë një derë, dhe të blinduar, faktori i vetëm që marrim parasysh është ai estetik. Shumë e gabuar. Gjëja e parë për të cilën duhet të mendohemi, kur duam të blejmë një derë, është niveli i sigurisë. Për të kuptuar më shumë, ndiq këshillat tona për të zgjedhur në mënyrën e duhur.

Siguria:

Gjëja e parë që duhet vlerësuar është niveli i sigurisë. Ekzistojnë 6 nivele sigurie që klasifikojnë dyert e blinduara. Ato të klasit të 1 dhe të 2 janë ato më pak të sigurta, ato të klasit të 5 dhe të 6 janë të një sigurie shumë të lartë dhe zakonsiht përdoren në argjendari. Ndërsa dyert me nivel sigurie 3 dhe 4 përdoren në apartamente.

Niveli teknik

Për të zgjedhur një dyer të blinduar, në mënyrën më korrekte, është e rëndësishme të vlerësojmë dhe faktorin e cilësisë se nivelit teknik. Si për shembull, izolimi akustik dhe termik, që na lejon të mbrojmë ambientet e brëndshme nga zhurma ose temperature, sipas stinës.

Estetika

Përsa i përket faktorit estetik, zgjedhja do të varet vetëm nga gustot personale, dhe hapësirës në të cilën ndodhet. Në një hyrje për shembull, ngjyra e derës duhet të jetë me standartet e godinës. Ndërsa në një shtëpi private dhe zgjedhja mudn të jetë e tillë, edhe se duhet bërë gjithmonë që të gjithë elementët të
jenë në harmoni.

Vlera

Një gjë tjetër qëe duhet marrë parasysh kur blejmë një derë të blinduar është çmimi. Një derë hyrëse e klasit të 3 mund të kushtojë nga 1100 deri në 1300 euro, ndërsa një model i klasit 4 edhe 2500 euro.