Të gjithë i duam xhinset dhe të gjithë kemi xhinset tona të preferuara. Por një problem me të cilin përballesh shpesh është se ndonjëherë materiali i tyre është vërtet mjaft i ngurtë. Çfarë bën kur ndodh kjo? Ka shumë truke për të korrigjuar një situatë të pakëndshme si kjo. Një grup ekspertësh kanë listuar mënyrat që do të të vijnë në ndihmë.

Laji shpesh. Nëse sapo ke blerë një palë xhinse të reja, provo t’i lash disa herë para se t’i veshësh në mënyrë që t’u largosh ngurtësinë.

Zgjidh materiale të buta. Një gjë shumë të thjeshtë që ndoshta nuk e bën zakonisht është zgjedhja e materialit të butë. Mos e anashkalo këtë pikë shumë të rëndësishme që të ndihmon edhe në larje.

Laji me ujë me kripë. Një metodë tjetër e njohur është të shtosh kripë gjatë larjes. Hidh një filxhan në ciklin e rregullt të lavatriçes dhe laji si zakonisht. Mund të kesh nevojë për disa larje për ta kuptuar plotësisht rezultatin.