Janë të paktë frutat që mund të hahen me lëkurë, por edhe më të paktë janë frutat, lëkura e të cilëve mund të përdoret ! Nëse deri më tani nuk e keni ditur, banania është një ndër këto fruta. Shumë fruta i kanë vlera ushqyese në lëkurën e tyre dhe rekomandohet që këto të fundit mos të qërohen. Vitet e fundit dietologët kanë dalë në përfundimin se dhe kivi duhet ngrënë me lëkurë pasi të jetë pastruar mirë, por nga lëkura e bananes mund të përfitojmë në mënyra të tjera. Lëkura e këtij fruti tropikal është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E).

Tuli i lëkurës së bananes mund t’ju lehtësoj dhimbjet. Merreni atë prej lëkurës dhe vendoseni sipër plagëve.
Lëkura e bananes mund të shërbejë si një hidratues mjaft i mirë për fytyrën tuaj sepse është e pasur me antioksidantë dhe ka veti anti-plakje.
Fërkoni dhëmbët me një lëkurë banane dhe për 15 ditë buzëqeshja juaj nuk do të jetë si më parë. Dhëmbët tuaj do të rrëzëllejnë. Nëse lëkura juaj është e irrituar e skuqur apo me puçrra trajtojeni atë me tulin e marrë nga lëkura e bananes.
Qetëson pickimet e insekteve ! Mjafton të vendosni lëkurën e bananes mbi lëkurë dhe pickimi nuk do të inflamohet apo të irritohet më tepër nga të kruajturat.
Lëkura e bananes ka aftësinë gjithashtu të shkëlqejë materialin e lëkurës.Pastrim i i çizmeve apo xhaketave të lëkurës me lëkurën e bananes do u rikthejë shkëlqimin dhe ngjyrën.