Një numër i madh i personaliteteve janë dekoruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me medaljen e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në listën e dërguar nga Presidenca shihet edhe emri i liderit të BDi-së, Ali Ahmeti, Adem Demaçit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt, Rexhep Selimit, Ramush Haradinaj e shumë të tjerë. Dekorata i jepet atyre për kontributin në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.