Trajneri i Maqedonisë: Shqipëria shënoi në rastin e vetëm që pati

Trajneri i Maqedonisë, Angelovski tha pas barazimit 1-1 me Shqipërinë se kjo ishte ndeshja më e mirë e zhvilluar gjatë këtyre eliminatoreve dhe objektiv i tyre është sigurimi i vendit të 4-t.

“Dua t’i falënderoj lojtarët e mi për lojën e zhvilluar përgjatë gjithë 90 minutave. Nga e vetmja gjuajtje e kundërshtarit ne pësuam gol dhe patëm shanse të panumërta. Të dy sulmuesit krijuan shumë raste, por arritëm të shënonim vetëm një gol. Kemi rrezikuar 21 herë dhe kemi marrë vetëm një goditje në portë. Deklarova se do të bënim ndeshjen më të mirë të këtyre eliminatoreve dhe e bëmë atë.

Kemi fituar katër pikë në këto dy ndeshje të vështira. Tani jemi dy pika nga vendi i 4 dhe do të përpiqemi të arrijmë së paku vendin e katër. Mendoj se në fund të këtyre kualifikueseve ne do të kemi grumbulluar më shumë pikë se dy kualifikueset e fundit së bashku.

Për mua të gjithë lojtarët janë të njëjtë dhe unë nuk jam mes tifozëve për të shkuar të shkuar në karriget e tyre për t’iu thënë stop. Lojtarët e mi janë të shenjtë dhe unë gjithmonë do t’i mbroj ata” , u shpreh trajneri.

SHPËRNDAJE