Ushtria amerikane do të vendosë 5200 ushtarë, duke përfshirë edhe ata me armë, në kufirin me Meksikën, për të rritur përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, për të siguruar më mirë kufirin amerikan me Meksikën, tha shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, gjeneral Terrence O’Shaughnessy.

“Unë mendoj se Presidenti e ka bërë të qartë se siguria e kufirit është çështje e sigurisë kombëtare”, tha gjenerali O’Shaughnessy.

Vendosja e trupave shtesë në kufi, bëhet me qellim për të ndalur një karvanë me emigrantë nga Amerika Qendrore, të cilët janë nisur drejtë SHBA-së me shpresën për t’i shpëtuar dhunës dhe mjerimit që po përjetojnë në shtetet e tyre.