Kryeministri Zoran Zaev, nuk ka mundur ti bëjë ballë presionit, argumenteve dhe vendosmërisë së Ziadin Selës rreth çështjes së gjuhës shqipe. Zaev është munduar të taktizojë me këtë çështje, madje ka arritur të bindë edhe Ali Ahmetin që ligji për shqipen të kalojë pas zgjedhjeve lokale, me qëllim që të mos vendohet në pozitë të palakmueshme LSDM-ja.

 

Por ka qënë Ziadin Sela ai që ka këmbëngulur që ky ligj të kalojë në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Sela ka thënë se nëse kjo nuk arrihet atëherë partia e tij largohet nga qeveria. Edhe komisioneti Han para ca ditësh në një takim me liderët në Shkup, ka kërkuar që ky ligj të shtyhet për pas zgjedhjeve, por Sela ia ka bërë me dije atij se nuk ka luftuar për pozicione, por për gjuhën shqipe.

Edhe pse plani i qeverisë dhe kryeministrit Zaev dhe Bujar Osmanit të BDI-së ka qënë që ky ligj të kalojë përmes komisionit të Venecias, që do ta zgjaste procesin deri pas zgjedhjeve lokale, pas ultimatumit të Ziadin Selës, Zaev në një dalje para mediave sot, ka ndryshuar qëndrim duke thënë se megjithatë ligji për gjuhën do kalojë edhe pa mendimin e këtij komisioni, brenda 100 ditëve të para.
Për 15 vite radhazi, BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk kanë mundur të lëvizin asnjë gur rreth çështjes së gjuhës shqipe, e tani Ziadin Sela me vetëm dy deputetë, po kushtëzon një qeveri të tërë dhe po e sjell këtë punë drejt realizimit.

Vendosmëria dhe qëndrimet e palëkundura politike të Ziadin Selës, e bëjnë atë politikanin më serioz shqiptar në Maqedoni dhe një model ndryshe të politikanit që realizon premtimet e bëra. Fol.mk