Rritet numri i personave të kualifikuar që janë pa punë. Edhe pse përqindja e papunësisë në mënyrë
të vazhdueshme ulet, rritet numri i doktorëve të shkencave dhe magjistrave që presin punë. Të
dhënat e Agjencisë për punësim tregojnë se në tregun e punës për momentin punë kërkojnë 33
doktor shkencash dhe 919 magjistra, informon Koha. Mbi 12 mijë persona nga numri i përgjithshëm i
personave pa punë në Maqedoni janë me fakultet, derisa 1653 janë me shkollë të lartë.

Sipas Agjencisë për punësim për momentin në tregun e punës ka 7.180 vende të lira pune, ndërsa më së
shumti kërkohen pastrues, shitës, punëtorë të thjeshtë dhe kamerier, ndërkohë që përqindja e
papunësisë në Maqedoni në kuartalin e tretë vitin e kaluar ka rënë në 22.1%, përkatësisht 211.363
persona të Maqedonisë janë ende pa punë. (A.Xh)