Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 3 050 testime për Covid-19, prej të cilëve 687 raste kanë rezultuar pozitive. Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 46 viktima dhe 1 347 të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 660 522 testimeve dhe prej tyre kanë rezultuar pozitive141 844. Prej tyre, 116 780 pacientë e kanë fituar betejën me virusin Covid-19, ndërkaq jetën e kanë humbur 4 228. Numri i rasteve aktive është 20 536.