Edhe pse para pesë viteve u arrit marrëveshje për shfrytëzimin e abetares unike, për nxënësit shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Luginë të Preshevës, ajo ende nuk ka filluar të zbatohet në Maqedoni. Nxënësit e klasës së dytë mësojnë nga abetarja e përpiluar nga autorë vendor, dhe që është botim i vitit 2008.

Mësimdhënës të ciklit të ulët thonë se presin që çështja e përdorimit të abetares unike të rregullohet me ligj dhe që ajo të jetë edhe tek për filloristët në Maqedoni.

“Ne deri tani punojmë me abetaren e mëparshme, njëjtë si kemi punuar dhe më parë, nuk ka ndryshime. Dëshira është që të gjithë pamarre parasysh të punojmë me abetaren e unifikuar”, u shpreh Mevludie Racaj, mësuese.

Përdorimin e kësaj abetare unike në Maqedoni e pengon Ligji për tekstet shkollore, që ishte premtuar se do të nis procedura e ndryshimit të tij për të gjetur hapësirën për përdorimin e abetares unike. Por deri tani ende nuk ka filluar.

Ish ministri i arsimit Abdylaqim Ademi para një viti pati theksuar se deri në fund të këtij viti do të mund të miratohet ligji dhe të fillojnë procedurat për përpilimin e të njëjtëve.

“Shpresojmë deri në fund të këtij viti do të mund të miratohet ligji dhe të fillojnë procedurat për përpilimin e të njëjtëve”, tha Abdylaqim Ademi, Ish Ministër i Arsimit.

Ndërkohë edhe Ministri aktual i Arsimit Pishtar Lutfiu paralajmëron se vitin e ardhshëm çdo gjë do të jetë në rregull.

“Ka disa procedura të cilat duhet të kalon shpresojmë që vitin e ardhshëm me ndihmën e shteteve tona fqinje do ta tejkalojmë edhe këtë problem”, tha Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit.

Abetarja e unifikuar u promovua para katër viteve në Prizren, me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast, ministritë e arsimit të të dyja vendeve theksuan se qëllimi i abetares është që ti lidh fëmijët shqiptarë në rajon me një libër të bërë me frymën evropiane.’/tv 21

https://youtu.be/SW4HmPAJPTU?t=64