Nga: Sermet Sulejmani

Dje erdha nga pushimet nga Saranda, Ksamili. Dhjetë ditë pa celularë, po jo pa lajme. Thanë: Erdoganit iu kishte përgaditur një ”puç”. Të them të drejtën, u luta tek Zoti që avioni i tij të mos kthehej kurrë në tokën e Turqisë. Këtë s’mund ta fshej, se ndryshe, s’do isha unë. Pavarsisht simpatisë dhe vullnetit të ”shumicës” së shqiptarëve që kanë për këtë diktator, unë u luta tek Zoti që populli turk të çlirohej nga ky manipulator që po sundon popullin liridashës dhe oksidental turk, në emër të islamit, e që, fundin do ta ketë, njëlloj si diktatorët e tjerë të historisë njerzore, që dhunonin popullin e vet. Për mendimin tim, ky është fillimi i fundit të qeverisjes së tij despotike, ngase populli pro-perendimor turk, dhe bashkë me të, komuniteti shqiptar në Turqi, do të rrefuzojnë modelin mongolo-*selçuk të Erdoganit. Turqia, dhe shumica e populli turk është pro-europian, këtu s’kam asnjë dyshim, dhe kjo ditë s’është shumë larg. Besomëni! Mbase do jem mes shqiptarëve të rrallë që me ngulm jam kundër këtij ”sulltani”, që po shtyp popullin e tij, dhe këtë s’e fshehi. Vetë deklarimi i tijKy ogurzi se: shqiptarët e ballkanit qenkan, thjeshtë, turq të mbetur pas largimit të Perondorisë Otomane, s’do mend se është tezë fashiste! Jam dhe do jem çdoherë kundër këtyre monarkëve që ngulfasin fjalën e lirë e që shtypin mendimin ndryshe, jam kundër atyre që Turqinë e largojnë nga oksidenti europian, e mesa duket, fara e këtyre bozaxhinjëve që mohojnë dhe vrasin fjalën e lirë dhe mendimin opozitar në emër të fesë, s’është gjë tjetër veç se risjellje e farës së një mentaliteti mongolo- selçuk, që fatëkeqsisht, sjell shumë pasoja tek ne, mes shqiptarëve të ballkanit. Ajo drejtëpërdrejtë do të ndikojë në ringjalljen dhe fuqizimin e lëvizjeve haxhiqamiliste. Shqiptarët kanë qenë dhe janë europjan, dhe çdo përpjekj për të na identifikur si turq, arabë dhe tatar, janë, sa të rrezikshme, aq edhe vëllavrasëse. Ne s’kemi asgjë të përbashkët me ta, përpos fesë. Mbase ata kanë me ne, ngaqë në trojet e tyre të sotshme dikur, para dyndjes së fiseve mongolo-tatare, jetonin fiset ilire, dhe këto fakte njihen botërisht… atëherë, le të pranojnë se janë me ne – europjanë!… Përndryshe, s’ka se si të pajtohemi me një shtet despotik, tetëdhetë milionësh që burgos dhe vret shkrimtar apo politikan disident, dhe vetë organizon dhe inskenon puçe, krejt me qëllim për t’i eliminuar kundërshtarët e tij politik dhe për ta përforcuar pushtetin e tij apsolut dhe rrënon themelet e sekularizmit të e babait të kombit turk – Ataturkut. të mos kesh mundësi të thuash mendimin kundër në një televizion apo gazetë, si opozitar, fajin e ka ky klerik despotik, që kur errdhi në pushtet në 2014-ën. Ja ç’ideologji na shet ky gagauz, që dëshiron të na e shet dhallën për kos. Me kë është ky pasha, me Rusinë apo Amerikën?!… Ne shqiptarët moti kemi zgjedhurr aleatin tonë, Amerikën dhe Bashkimin Europian… Jemi popull tjetër që për hero kombëtar kemi Gjergj Kastriot Skënderbeunemi, kurse ju si duket po iu ktheheni të parëve tuaj të Xhingis-Kan-it!…