Për dallim nga Hasanbegu, fshati Stajkovcë, i banuar kryesisht me maqedonas, vazhdon të ndihmohet masovikisht nga të gjitha organet shtetërore. Aty janë të mobilizuara maksimalisht , ushtria e policia së bashku me ndihmën e shpejtë, që u qëndrojnë në dispozicion 24 orë banorëve. Kurse gjendja vazhdon të jetë e mjerueshme në Hasanbe. Këtu banorët luftojnë për mbijetesë, më konkretisht për bukë e ujë dhe ilaçe.Ekipi i portalit fol.mk edhe sot qëndroi në Hasanbeg , nga ku kamerat e fol-it regjistruan disa imazhe mjaft prekëse të një banori të moshuar të Hasanbegut, i cili siҫ thotë ndjehet i harruar edhe nga Qeveria e dhe nga BDI-ja, që disa vjet vazhdimisht e ka votuar!
Për më tepër ndiqe videon e mëposhtme: