Ndeshja e sotme mes Shkëndijës dhe Gentit ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm tek futbolldashësit por edhe tek mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare.
Mbi 100 gazetarë janë akredituar për të ndjekur ndeshjen e sotme në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.
Sa i përket numrit të biletave nga Shkëndija njoftojnë se mbi 15 mijë bileta janë shitura kurse 5 mijë të tjera u janë ndarë institucioneve të ndryshme në vend.
Ndeshja Kf Shkëndija – Gent zhvillohet sonte në stadiumin “Filipi i Dytë” dhe fillon në ora 20.00.