Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala në debatin e mbrëmshëm “Opinion” në Tv Klan ka diskutuar lidhur me zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, ku vec  tjeash kanë marrë pjesë analistë tënohur nga Shqipëria dhe Kosova. Buzhala nuk ka ngurruar të shprehë qëndrimin e tij të hapur, duke cilësuar se ndikimet e shteteve të huaja po tentojnë të zhvillojnë interesat e tyre përmes përdorimit të shqiptarëve të Maqedonisë.

Ai ka theksuar se opsioni më i pastër shqiptar aktualisht, është Lëvizja e Ziadin Selës. Buzhala ka vlerësuar Selën si një njeri shumë më të  ngrittur intelektualish se sa sic tha ai, ish padroni i tij Menduh Thaci. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme lidhur me deklaratën konkrete të Berat Buzhalës./Drini.mk