Nëna hedh në det trupin e vajzës anoreksike

Një valixhe brenda së cilës gjendej trupi i pajetë i një vajze ruse është gjetur në det pranë brigjeve të portit të Riminit në Itali. Policia beson se mamaja e Katerina Laktionova kishte futur trupin e vajzës në valixhe pasi ajo kishte vdekur nga anoreksia, bëjnë të ditur mediat italiane.

Më 25 mars peshkatarët gjetën trupin e vajzës të mbështjellë në një qese të zezë Policia tha se kufoma nuk ka pasur shenja dhune ndërsa e ëma Gulnara i kishte rrëfyer historinë një miku të saj. Babai i Katerinës, Aleksandër ka thënë se ish-gruaja dhe vajza e tij janë larguar në Itali dy vjet më parë.

“Vajza ime vuante nga anoreksia” ka thënë ai, por dukej ‘normale’. Nëna e saj është larguar drejt Rusisë pas hedhjes së trupit të saj dhe atje ka ndarë historinë me një shok, i cili ka lajmëruar policinë. 48 vjeçarja ka thënë: “Ajo ka vdekur. Unë e kam parë atë çdo ditë me rradhë, më pas unë humba arsyen dhe e mbylla atë në valixhe dhe hodha në ujë”. Ndërsa shoku e saj e ka pyetur: “Më thuaj të vërtetën vajza jote është gjallë apo ka vdekur?” Gruaja kishte thënë se e kishte mbajtur trupin e së bijës një javë përpara se ta hidhte në det.