Nga,Flakron Bexheti

 Ideologu dhe strategu i Bashkimit Evropian Robert Schuman me 9 Maj të vitit 1950 pregaditi deklaratën e tij duke krijuar një soladaritet faktik, si dhe duke vulosur aspiratat e pajtimit midis Francës dhe Gjermanisë për një prosporitet politik dhe ekonimik të dy super fuqive Evropiane. Poshtu Deklarata e 9 Majit e la të hapur nënshkrimin për çdo vend evropian që do të donte të përfshihet në këtë ardhmëri madhështore të përbashkët që piksynim do të kishtë pajtimin, dhe afrimin e shteteve të familjes së madhe Evropiane.

9 Maji si datë është e rrëndësishme edhe për krijimin e BE gjithmonë do të shërbej si një datë evropianë që e kujton të kaluarën politike, sfidat dhe rezulltatet e një zhvillimi ekonomik dhe politik të shteteve të saja.

Protesta, e 9 Majit e organizuar nga “Këshilli Opozitar”  dhe e mbështetetur nga të gjitha partitë opozitare jo parlamentare, që u mbajt pikërisht në datën e nënshkrimit të deklaratës së Robert Schumanit, dhe duke i lënë anash partitë tjera mbështetëse të Protestës pa i përshëndetur dhe falenderuar për mbështjetjen e dhënë, organizatorët bënë një skandal që aspak nuk është në frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit ashtu siç ishte rasti me deklaratën e 9 Majit të Bashkimit Evropian.

Organizatorët duhej ta dinin se pikërisht dita e 9 Majit në vehtë mban një mesazh, dhe një moral politik i ndërtuan nga sensi i pajtimit dhe i bashkëpunimit. Organizatorët duhej të dinin se herozimi Evropian nuk krijohet duke nënçmuar tjetrin, ose duke e shtyer një lider tjetër të opozitës disa hapa mbrapa nga rreshti I parë të cilin vetë e kishin ftuar,  duke abuzuar me masën popullore, duke ju thënë besatar e jo  shqiptar.

Në qoftëse për organizator mbi hije dhe nën hije nuk mjaftontë deklarata e Schuman se si ndërtohet Evropa e bashkuar, për ta ndërtuar opozitën e përbashkët, atëherë ata duhej ta mendonin gjakun e viktimave të rastit të Kumanovës dhe gërmadhat e Lagjes së Trimave, për ta kuptuar ndjeshmërinë e protestës për ta mos e përvetësuar ate, qe ditën e 9 Majit ishte e organizuar edhe për rastin e Kumanovës i cili kishte tubuar masën ndoshta më shumë se vetë dita e Unionit Evropian, meritonte në mënyrën më të qetë dhe me të dhembshme të trajtohet ashtu siç ju shkaktoj dhimbje dhe traumë shqiptarëve një vit më parë.

Ra ky mort e u pamë. Shpresojme që masoviteti aq i madh i popullit të dëshpruar, të mos ti ketë parë këto detaje të vogla, ose ti harroje me shpejt vetëm për një qëllim të mos shuhet shpresa e tyre për një bashkëpunim opozitar të mirëfilltë që për qëllim do kishte artikulimin e fortë të kërkesave dhe paknaqesive të shqiptarëve. Shpresa thonë vdes e fundit, dhe nuk do doja ajo shprese të ngel peng i bajraktarizmit dhe strategjisë për të dominuar ose triumfuar ndaj tjetrit kur themi se jemi të njejte, kemi nje kundërshtar, dhe kemi qëllime të njejta.

Në fund doja ta përmbyll me një thënie të Xhon F. Kenedi: “Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flas vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk do të ndihmojnë dot.