Kim Mehmeti, anëtar  i Këshillit Opozitar të Lëvizjes Besa, në një paraqitje në emisionin Rruga e Re me Muhamed Zeqirin, theksoi se Bilall Kasami i Besës duhet të marrë leje nga KO në rast se ulet me partitë tjera që nuk janë pjesë e KO-së.

Ai madje i bëri me dije se në ditën që Besa do të ulet me LR-PDSH-në do të duhet të largohet nga KO. Mirëpo pa kaluar 24 orë nga ky ultimatum i Kim Mehmetit, Bilall Kasami është ulur bashkë me Ziadin Selën dhe Zylfi Adilin në takimin me të dërguarin europian Johanes Hajndël.

Pyetja logjike që ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale është se a ka marrë leje Kasami nga Mehmeti për tu ulur bashkë me Selên dhe Adilin?! Nëse nuk ka marrë leje, atëherë a do të thotë kjo se Besa largohet nga Kim Mehmeti dhe Këshillli Opozitar që vetë e krijoi?!

Ditëve të fundit Kasami ka realizuar takime me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, por në to është paraqitur si përfaqësues i Besës dhe jo si përfaqësues i KO-së.

Fol.mk