Real Madrid u takua në ‘Santiago Bernabeu’ me Betisin.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 26-të të La Ligas derisa Reali arriti fitore me shifrat 2:1.

Betis ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Sanabria në minutën e 21-të.

Cristiano Ronaldo e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 41-të.

Golin e fitores Reali e arriti me Sergio Ramos (81’).

Para se Ramos të shënojë golin e tre pikëve, Ronaldo shënoi një gol të bukur për epërsinë e Realit, që sipas mediave spanjolle, nuk ishte pozitë jashtë loje.

Ndryshe, futbollisti shqiptar Riza Durmishi po luan nga fillimi për Betisin.