Nikolla Gruevski në fëmijëri boksier, më pas punonjës banke dhe duke mbërritur në administratën e shtetit deri në postin e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE, informon INA. Në rrjetet sociale shihet një foto ku Gruevski shihet me mikrofon në dorë, ndërsa komentuesit në masë të madhe kanë shkruar se ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE i paska hyrë profesionit të ri, ate të këngëtarit. E kjo sarkazëm është shkruar se Gruevski paska qëlluar pikërisht sezonin veror dhe të dasmave për të përfituar para të majme për këtë sezonë.

Fotoja është nga një aheng i partisë së tij, ndërsa nuk dihet se Gruevski cilës këngë ia ka thënë pas fjalimit. Ai siç thonë nga partia e tij është merakli i këngës popullore dhe valleve popullore, dhe se në çdo aktivitet partiak nuk ka hezituar për të bërë qejf. Ai në disa raste ka qenë mysafirë i ndjeave dhe dasmave rome në Shutkë, ku ia ka dhënë valles tallava dhe çyçek, bashkë me bashkëpartiakët e tij. (INA)