Vota e Mbretërisë së Bashkuar për daljen nga Bashkimi Europian, dorëheqja pas humbjes në referendum e kryeministrit italian Matteo Renzi dhe zgjedhja Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara kanë krijuar një vakum të madh në Perëndim dhe në Evropë. Në një kohë kur Evropa ka nevojë të marrë vendime të rëndësishme ekonomike, shtetet e mëdha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si Franca, Britania e Madhe, Spanja, dhe Italia janë të pereokupuara nga çështje të brendshme . Si pasojë, ka një presion në rritje për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe qeverinë e saj për të çuar përpara projektin e Bashkimit Europian..

Por ndërsa Gjermania dëshiron të tregojë lidership, ajo ka nevojë për partnerët evropianë të cilët janë të gatshëm të angazhohen dhe të arrijnë  kompromis. Kritikët e Gjermanisë kanë të drejtë të thonë se ajo mund të jetë më e hapur ndaj propozimeve të shteteve të tjera anëtare, por shumë nga ankesat e drejtuara kundër Gjermanisë kanë qenë të padrejta  dhe të padobishme.

Edhe në qoftë se Merkel ishte e vonuar  në përgjigje të krizës që mbërtheu Italinë dhe Greqinë, ajo ka treguar tolerancë të jashtëzakonshme dhe largpamësi. Në dy fusha kryesore, adresimin e krizës së refugjatëve dhe agresionin rus  qeveria e saj ka treguar më shumë solidaritet evropian se shumica e shteteve të tjera anëtare.

Një ankesë kundër Gjermanisë është se ajo ndjek politika kufizuese fiskale të cilat kanë krijuar një tepricë të afërt me 9% të PBB-së. Ky ka qenë me të vërtetë një gabim. Por ky është problem i Gjermanisë, para së gjithash. Ndërsa Gjermania ka një boshllëk të madh të investimeve që dëmton prodhimin e brendshem, Berlni nuk është fajtori kryesor për rritjen e vakët ekononomike, papunësinë e lartë, dhe konkurrencën e ulët në Evropë.

Pa dyshim, shumë politikëbërësit gjermanë janë të obsesionuar me masat shtrënguese fiskale. Por ata janë të frustruar me të drejtë me ritmin e ngadaltë të reformave ekonomike në të gjithë BE-në. Në përgjithësi, gjermanët janë thellësisht pro-evropiane, dhe qeveria gjermane ka bërë më shumë për Evropën se është dhënë kredi për vendet në krizë.

Për më tepër, Merkel demonstruar lidership të fortë  në përgjigjen e saj ndaj fitores Trump. Ajo e uroi atë dhe i ofroi j një marrëdhënie të ngushtë pune, por vetëm mbi bazën e “vlerave të përbashkëta” të tilla si “demokracisë, lirisë, si dhe respektimin e sundimit të ligjit dhe dinjitetit të secilit dhe të çdo personi.

Qeveria gjermane duhet të mësojnë nga gabimet e sa të fundit, duke rritur rolin e saj udhëheqës për Evropën. Por ajo nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Qeveritë e tjera të BE-së duhet të ndalin kritikat ndaj Gjermaninë si një mënyrë për të shmangur vëmendjen nga dështimet e tyre.