Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

Abdixhiku thotë se kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uron të gjithëve festën e Pashkëve, njofton Klan Kosova.

Më poshtë gjeni telegramin e plotë të Abdixhikut:

Me rastin e festës së Pashkëve, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, uron të gjithë besimtarët katolikë.

“Të dashur qytetarë të besimit katolikë,

Kjo kremtë për të gjithë ju shënon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e besimit në vlerat më sublime njerëzore. Kjo festë shënon ditën e ringjalljes së shpresës, prandaj ua uroj të gjithëve festën e Pashkëve.

Këto Pashkë, na gjejnë të gjithëve duke u përballur me pandeminë. Shpresa për një ditë të mirë do të na mbaj gjallë gjithmonë. Le të jetë kjo ditë e ringjalljes së besimit që shpejt do të jemi bashkë në çdo kremtë duke ia shtrirë dorën njëri – tjetrit për ta uruar.

Gëzuar për shumë mot Pashkët