Një pjesë e analisëve shqiptarë gjatë kohë po vendosin tezën se paralajmërimi i rekonstruimit të qeverisë do jetë një hap problematik sepse Ali Ahmeti lideri i BDI-së asnjëherë nuk është i pajtimit të idesë për koalicionim edhe me një tjetër subjekt etnik shqiptarë dhe të lejojë që sukseset e qeverisë t’i ndajë me ndonjë tjetër.

Kjo ishte parë edhe me ligjin për përdorimin e gjuhëve ku triumfalizëm më të madh në të dy votimet më së shumti kishte tek BDI se si Ahmeti është shpallur si një heroj që plotëson premtimet dhe idealet e shqiptarëve.

Tash Ahmeti do detyrohet përsëri të ndajë lojën qeveritare me një miqësi të re në kabinetin qeveritarë me qëllim që Zaev të ketë shumicë më të qëndrueshme parlamentare me të cilat do i realizojë gjithë iniciativat legjislative e me këtë edhe pakot me reforma të kalojnë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase përmes filtrave të parlamentit.

Kryeministri Zaev në paraqitjen e fundit para mediave ka thënë se nuk sheh që tek Ahmeti ka ndonjë pengesë në rritjen e shumicës së re parlamentare.

“E patjetërsueshme është rritja e shumicës parlamentare me koalicion të ri për shkak të punës më serioze dhe efikase në parlament”, ka thënë Zaev.

Tash vjen edhe poenta e fillimit se Ahmeti duhet të tregojë konstruktivitet gjatë zgjedhjes së partnerëve mes dy krahëve të Besës, deputetët e PDSG, një pjesë të ASH edhe pse partia e Selës tashmë ka dal nga qeveria dhe pa pëlqimin e tij ndonjë nga deputetët të bëhet bashkë me Zaevin.

Me zgjerimin e shumicës parlamentare Zaev përsëri do ketë më shumë faktor shqiptarë të cilët do jenë pjesë e proceseve vendimmarëse dhe privilegje qeveritare si dhe platformë të fuqishme për thithjen e votuesve.

Nëse jo ndonjë gjë tjetër të paktën starti është pozitiv dhe në ditët në vazhdim do të mund të fillojnë proceset për partnerët e ri qeveritarë, shkarkimin e ministrave dhe funksionarëve që opinioni nuk është i kënaqur nga puna e tyre si dhe zgjedhja e kuadrove të reja bashkë me ndarjen e resorëve.