Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti shprehi keqardhje dhe akuzoi z.Ziadin Sela se u rreshtua me partin shqiptare,Lëvizjen Besa.Përdallim nga partia e Seles ,Ali Ahmeti e pa më të arsyeshme të koalicionojë me një parti maqedonase me LSDM.
“Unë jam i dëshpëruar që ata kanë hyrë në anën të gabueshme, por ne e kemi obligim që tua shpjegojmë njerëzve që me 29 tetor të jenë në anën e duhur ku shihen perspektivat ku ndërtohet vizon”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit të ulësh dhe të bësh marrëveshje vetëm e vetëm të shpëtosh lëkurën tënde nuk është e ndershme, duke thënë se Sela e ka falur VMRO-në edhe pse Sela gjithnjë ka thënë se VMRO-ja e ka rrahur vetëm për të varrosur BDI-në.
“Të falësh brenda natës, deri sa thua më kanë rreh, më kanë masakruar, dhe të ulesh të bësh partneritet për çka për të varrosur BDI-në, por jo nuk varroset BDI-ja”, tha mes tjerash Ahmeti në Tetovë.
Ahmeti nga Tetova bëri apel që me 29 tetor të votohet Teuta Arifi pasi fitorja është në duart e sigurta.