Ali Ahmeti në konferencën për shtyp tha se në këtë zgjedhje është rritur numri i votave për BDI-në.

“Dua të falënderoj votuesit që u përcaktuan për agjendnë e gjelbër. BDI ka fituar zgjedhjet në rreth të parë në komunën e Likovës, me një rezultat shumë të thellë. Ka fituar me një rezultat shumë të thellë në komunën e Sarajit. Ka fituar me një rezultat të thellë në komunën e Pllasnicës.

BDI udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës, udhëheq dukshëm në komunën e Çairit. Udhëheq dukshëm në komunën e Kërçovës. Udhëheq dukshëm në komunën e Strugës. Udhëheq dukshëm në komunën e Zhelinës.

Udhëheq dukshëm në komunën e Tearcës. Udhëheq dukshëm në komunën e Bogivinës. Udhëheq dukshëm në komunën e Haraçinës. Udhëheq dukshëm në komunën e Dollnenit. Në Dibër do të jemi në rreth të dytë. Në Gostivar kemi rritur votat në këtë proces zgjedhor, akoma rezultate përfundimtare nuk kemi. Në Cashkë gjithashtu jemi në rreth të dytë dhe në Vrapçishtë jemi në rreth të dytë”, u shpreh Ali Ahmeti,