Kryetari i BDI-së, Ali Ahmetit tha se Gjermania qëndron pas gjithë atyre forcave që janë të angazhuar që ky vend të reformohet, që ky vend të mos ketë përplasje por të ketë transferim paqësor të institucioneve. Gjermania është e interesuar që të ketë stabilitet.

 “Jemi duke biseduar me të gjitha partitë politike relevante që nuk ka nevojë as për zhurmë as për përplasje që të vazhdoj punën normalisht parlamenti i Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Ali Ahmet pas takimit me diplomatin gjerman Kristijan Helbah, raporton SHENJA.