Kryetari i FRASH, Omer Ajdini është duke debatuar në Click Plus Tv21, ku po marrin pjesë dhe kryetar të tjerë të forumeve rinore.

Ai vuri theks të veçantë në kritikat e propozim ligjit për të rinjtë. Ai u shpreh, se ky ligj, nuk sheh ndonjë politik për ti involuar të rinjtë në vendimmarrje.

Sipas Ajdinit ky ligj, është më shumë në aspektet zbavitëse, se sa në aspektin racional.

Gjithashtu kreu i FRASH, u shpreh që të rinjtë më nuk duhet të japin mendime, por të marrin vendime.