Policia në krye me Oliver Spasovskin nga qeveria e Zaevit është duke kryer aksion policor në fshatin Mojancë të Haraçinës. Policia e pyjeve sot ka ndërrmarrë një aksion në Komunën e Haraçinës, më saktësisht në fshatrat Mojancë dhe Orllancë, me ç’rast ka konfiskuar drunjtë për nxemje dhe nga çdo shtëpi kan marrë drunjtë për ngrohje, njoftojnë ekskluzivisht për Fol.

Sipas banorëve të Fshatit Mojancë policia i ka lënë pa drunjë në pikë të dimrit, ata thonë se përveç që ju kanë marrë drunjtë u kanë shkruar dhe dënime për prerje të pa ligjshme të malit në vlerë prej disa qindra euro.

Një banorë tjetër thotë se kanë marrë marrë para hua për të blerë drunjë për ngrohje dhe tani kanë mbetë në mes të dimrit në mëshirën e Zotit. Një tjetër banorë që nga friga don të mbetet anonim thotë: Zaevit ja dham votat dhe tash vjen me polici naj merr drujt nga oborri,fëmijtë do na ngrijnë nga ftohti, kemi hy borxh për të blerë dru.

Banorë të Mojancës thonë se drunjtë i kanë blerë për nxemje dhe tani përveç që kanë mbet pa drunjë duhet të paguajnë denime me disa qindra euro. Mojanca është një fshat që kryesisht merret me buqësi dhe papunsia është shum e lartë. /Fol/