20160929_124510
Nga Arbnor Buzhala – Kryeredaktor i portalit ”Gazeta NewBorn”

BDI-ja me politikën e saj mashtruese përseri po tenton të manipuloi me qytetarët shqiptarë atje të cilët prej formimit të Republikës së Maqedonisë nuk e ndien ende vetën taman qytetarë të kësaj republike. Gjuha e tyre edhe pse zyrtare në shumë raste nuk guxon të përdoret si e till, maqedonasit edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë duke bërë  padrejtëse e duke manipuluar me shqiptarët atje.

Tashmë zgjedhjet e dhjetorit po afrohen dhe bashkë më afrimin e tyre ka filluar aktivizimi i manipuluesve, madje shpesh herë duke përdorur edhe deputetët e tyre (BDI-ë) për të dhënë fjalime bombë e më pas për të qarkulluar në media se shikojeni se çka u tha deputetja e BDI-së, maqedonasve, ku është Ali Ahmeti, që për gjithë këto vite ua nxini jetën shqiptarëve atje, pse Ali nuk po guxo të bësh zë nga Gruevski dhe klika e tij?

Ali, shqiptarët kurrë nuk e kanë pritur dhe nuk e kanë merituar këtë keqtrajtim që tani po u bëhet, kurrë më keq punët shqiptarët në Maqedoni nuk i kanë pasur.

Ali, manipulimi jo gjithëherë të dërgon në fitore dhe në mashtrim të qytetarëve. Shqiptarët atje janë mbushur mend, shqiptarët atje po e duan një ndryshim, po e duan dikë që punon për ta dhe jo për Gruevskin.

Ali, një fjalim i asaj deputetje nuk ti mbulon të bëmat e tua ndaj shqiptarëve. Kujtoje Kumanovën, kujtoje rastin ‘Monstra’, kujtoi familjet e Kumanovës, si janë ata sot, afër dy vite pas ngjarjes së 9 dhe 10 majit, pyeti qytetarët e Tetovës së a i kanë rregulluar shtëpitë e tyre nga vërshimet. Ali, shqiptarët atje kanë sy për të parë,  vesh për të dëgjuar, gojë për të folur dhe për ta ngritur zërin, këto nuk mundesh të i’a mbyllësh kurrë.

Ali, shqiptarët atje po e duan një Maqedoni ndryshe, një Maqedoni ku folet e mësohet shqip, një Maqedoni ku shkruhet, e festohet shqip, një Maqedoni ku ka barazi dhe tolerancë.

Këtë e duan shqiptarët atje. Ata duan të jenë vetëvetja, jo VEGËL.