Zgjedhjet po afrohen ndërsa partitë politike në Maqedoni po përgaditen. Në një anketë të realizuar nga organizata joqeveritare “Alternativë tjetër”, 28.4% e të anketuarëve do të votonin për OBRM-PDUKM-në, ndërsa për LSDM-në 21.6%.

Ndërsa në bllokun shqiptarë, për BDI-në do të votonin 11.6%, PDSH-në 5.8%, LR-PDSH-në 0.8%, Besën 0.7 %, ndërsa 19.1% deklaruan se nuk do të votonin.

Politikanit që më shumë i besohet është Nikolla Gruevski me 27.9%, i ndjekur nga Zoran Zaev me 22.4%, Ali Ahmeti 12.3%, Menduh Thaçi 5.9%, Ljupço Georgievski me 1.2% dhe Ziadin Sela me 0.8%.

Kjo anketë është realizuar në periudhën prej 31/10/2016 deri 05/11/2016, përmes telefonatave ku kanë marrë pjesë 1018 të anketuar nga e gjithë Maqedonia, e cila ka qenë anonime.