Me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Shkupit është anuluar seanca për rastin e Kumanovës.

Arsyet e anulimit nuk janë bërë të ditura, ndërsa organi i akuzës pritet që gjatë ditës të dal me shpjegim rreth shtyrjes së seancës.

Sot pritej që Prokuroria Publike të jepte fjalën përmbyllëse të hetimit.

Pala mbrojtëse ndonëse kishte kërkuar plotësimin e aktakuzës me dëshmitarë të propozuar nga ta, Prokuroria Publike nuk i kishte mundësuar një gjë të tillë.

Seancat e ardhshme janë caktuar për më 20 dhe 24 korrik.

Mbrojtja dhe pala e akuzës mohojnë që arsye për anulimin të kenë qenë kërcënimet publike përmes kumtesa që thirren në emër të UÇK-së e që kërkojnë lirimin e të akuzuarve.